Reforma e re territoriale ne Shqiperi 29-05-2015

Reforma e re territoriale në Shqipëri. Më pak burokraci e shpenzime, por me shumë të panjohura.

29-05-2015

Afrim KrasniqiArtikulli i meposhtem, i pergatitur nga Dr.Afrim Krasniqi, trajton dhe analizon ne detaje  reformen e re territoriale, nje argument me rendesi te madhe dhe me nje impakt te sigurte edhe ne zhvillimin ekonomik te Shqiperise.
Sipas asaj qe trajtohet nga Dr.Afrim Krasniqi, reforma e re territoriale ne Shqiperi, do te conte ne nje reduktim te ndjeshem te shpenzimeve administrative dhe gjithashtu dhe nje shperndarje me efektive te sherbimeve ne favor te qytetareve.

Reforma e re territoriale, nga ana tjeter, do te conte dhe ne nje minimizim te burokracive per shkak te krijimit te 61 Komunave, 12 Prefekturave/Qarqeve ne Shqiperi .
Ne te njejten kohe, sqaron Dr.Afrim Krasniqi, reforma e re territoriale, e ben Shqiperine nje vend akoma me te pershtatshem dhe miqesor per investime te huaja, duke ndikuar ne zhvillimin e ndermarrjeve te huaja aktuale dhe duke inkurajuar investime te rendesishme te reja.

Dr.Afrim Krasniqi eshte Drejtor Ekzekutiv i Albanian Institute for Political Studies (Isp), i njohur ne Shqiperi si Instituti i Studimeve Politike http://isp.com.al/, dhe gjithashtu eshte Profesor ne Universitetin "Aleksander Moisiu" ne Durres prane la Fakultetit te Shkencave Politike.
Dr.Afrim Krasniqi ka studiuar ne Universitetin e of Tiranes (Shqiperi) e ne Universitetin e Viadrines (Franfurt Oder, Germany) si dhe ka bere doktoraturen ne Histori & Marredhenie Nderkombetare ne Universitin e Tiranes.

Pervec karrieres universitare, Dr.Afrim Krasniqi eshte shume i njohur ne fushen e botimeve me publikimin e shume botimeve ne fushen politike, te sistemeve zgjedhore  si dhe  partive politike ne Shqiperi. Te nje rendesie te madhe jane gjithashtu dhe kerkimet e tij dedikuar viteve te diktatures komuniste, qe shfaqen ne menyre dramatike, por efikase me nje numer te madh  fotosh ne Web-in http://muzeuimemories.info/en/ ,krijuar nen kujdesin e tij personal.

Dr.Afrim Krasniqi eshte zgjedhur se fundi President i Aspim Europa in Albania, nje detyre qe do ti lejoje te veproje ne menyre aktive ne boten e sipermarrjes.

 

Reforma e re territoriale ne Shqiperi

 

Për herë të gjashtë në 100 vjet Shqipëria ka përfunduar reformën territoriale, duke eliminuar njësitë e "komunave" dhe krijuar një sistem me dy nivele: prefekturë/qark dhe bashki. Modeli i vjetër prefekturë – qark – bashki – komunë ishte jo funksional, me kosto të lartë dhe me pamundësi për shërbime efektive për qytetarët.

Modeli i ri i reformës territoriale ne Shqipëri ul ndjeshëm kostot buxhetore dhe shkurton dukshëm praktikat burokratike duke krijuar 61 bashki dhe 12 prefektura/qarqe. Qeveria shqiptare pret që reforma e re territoriale ne Shqiperi të sjellë shkurtimin e shpenzimeve administrative me 60 milionë dollar në vit, 240 milionë në katër vjet, një shifër e lartë për kushtet e ekonomisë shqiptare.

Reforma territoriale në Shqipëri u bë pjesë e debatit politik, dhe u votua në parlament pa marrë në konsideratë mendimin direkt të qytetarëve. Gjithsesi as tani dhe as në të ardhmen nuk pritet të ketë kundërshti të atilla politike sa të vendosin në dilemë ndarjen e re. Opozita parlamentare ka pranuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që zhvillohen me ndarjen e re administrative. Zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të zgjedhin 61 kryetarët e rinj dhe kështu, reforma territoriale në Shqipëri jetësohet dhe qytetarët përmes votimit, i japin asaj edhe legjitimitetin e kërkuar.

Reforma territoriale në Shqipëri imponon edhe ndryshime të thella në mënyrën e administrimit lokal, në cilësinë e shërbimeve dhe në raportet midis pushtetit qendror dhe atij vendor. Parlamenti i ri do të duhet të bëjë brenda një kohe të shkurtër ligjin e ri mbi qeverisjen vendore, për të përputhur reformën e re territoriale në Shqipëri me kompetenca të reja të organeve të zgjedhura. Parashikohet se një numër i madh ligjesh duhen ndryshuar, dhe se periudha 2015-2017 do të jetë fazë kalimtare në qeverisjen vendore. Njësitë aktuale vendore janë dy ose trefishuar në territore e banorë, ndaj reforma territoriale në Shqipëri kërkon reflektim në planet e reja urbanistike, planet e zhvillimit, në sistemin e shërbimeve publike, në vlerësimet mbi çështjet e pronësisë mbi tokën dhe sistemin e taksave, në shërbimet sociale, shërbimet arsimore, shëndetësore, policore, etj. Shkrirja e njësive të vjetra dhe bashkimi i tyre me njësitë e reja do të thotë edhe shkrirje të arshivës, kontratave, detyrimeve, borxheve, planeve të zhvillimit, administratave lokale, etj, një proces që kërkon kohë, personel dhe asistencë.

Reforma e re territoriale në Shqipëri në aspektin afatgjatë ka ndikim direkt edhe në raportet me biznesin e huaj të pranishëm tashmë në vend ose të interesuar për investime. Njësitë e mëdha të krijuara, sidomos në zonat bregdetare dhe industriale shkurtojnë dukshëm praktikat burokratike, u japin zgjidhje problemeve me pronësinë e tokës dhe rrisin garancitë e investimit të qëndrueshëm e afatgjatë. Për shkak se në këto zona çdo qeveri shqiptare është e interesuar për krijime të zonave të lira ekonomike ose oferta të tjera me interes për kapitalin e huaj, zgjerimi i hapësirës për veprim imponon edhe projekte të reja infrastrukturore, të nevojshme për lehtësimin e investimeve.

Pikë kritike e reformës së re territoriale në Shqipëri mbetet zgjidhja e shpejtë e çështjeve të kalimit administrativ nga njësitë e vjetra në të rejat, si dhe garancia politike se njësitë e re vendore do të kenë më shumë autonomi në krijimin e partneritetit afatgjatë me grupet e interesuara të biznesit dhe kreditorë të huaj. Në praktikën e deritanishme në të gjitha projektet e mëdha është e nevojshme garancia politike dhe ekonomike e dhënë nga qeveria dhe Banka, - një proces që shpesh kushtëzon vendimmarrjet e njësive lokale. Në ndarjen e re, falë reformës së re territoriale në Shqipëri është paralajmëruar më shumë pavarësi, më shumë decentralizim dhe një rol më të madh të njësive vendore edhe në fusha të tilla të injoruara më parë, siç janë arsimi, mjedisi, shëndetësia dhe projektet me potenciale turistike.

Dr.Afrim Krasniqi

 

Per informacione te  metejshme mbi Shqiperine, mund te lexoni ne:

http://www.networkdimprese.com/aspim-europa-apre-ufficialmente-in-albania-08-05-2015.html

http://www.networkdimprese.com/perche-aspim-europa-in-albania-22-05-2015.html

http://www.networkdimprese.com/standars-a-poors-aumenta-il-rating-dellalbania-26-10-2014.html

http://www.networkdimprese.com/fmi-crescita-economica-in-calo-nei-balcani-18-10-2014.html

http://www.networkdimprese.com/procredit-bank-importanti-iniziative-per-linternazionalizzazione-delle-piccole-e-medie-imprese-nei-balcani-10-10-2014.html

http://www.networkdimprese.com/albania-business-e-grandi-eventi-nei-balcani-07-10-2014.html

http://www.networkdimprese.com/opportunita-di-business-in-albania-30-08-2014.html

http://www.networkdimprese.com/albania-e-turismo-22-08-2014.html

http://www.networkdimprese.com/albania-promossa-15-08-2014.html

http://www.networkdimprese.com/albania-overlook-di-un-paese-di-opportunita-05-08-2014.html